fbpx

Edhe boksi kosovar ndërkombëtarizohet

Ka mjaftuar pranimi i përkohshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON), për t’u hapur dyert e federatave sportive të Kosovës.

Federata e Boksit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA). Ky vendim është marrë në kongresin e AIBA-s, të mbajtur në Jeju të Koresë së Jugut, ku Kosova është votuar unanimisht për pranim me të drejta të plota.

Kjo ndodhë vetëm një vit pas vizitës që kryetari i AIBA-s, Ching-Kou Wu, i kishte bërë Kosovës dhe një vit pas pranimit të Kosovës me të drejta të kufizuar. Kosova kështu bëhet anëtarja e 195-të e AIBA-s dhe federata e tetë sportive në Kosovë që pranohet me të drejta të plota

Për momentin, me të drejta të plota janë të pranuara, Federata e Pingpongut, Gjimnastikës, Peshëngritjes, Shigjetarisë, Xhudos, Lundrimit, Pentatlonit Modern, Hendbollit dhe së fundmi e Boksit, kurse me të drejta të kufizuara janë pranuar, Mundja, Skijimi, Taekwondo dhe Carlingu.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close