Detaje nga marrëveshja BDI-VMRO për Këshillin e Tetovës

Pasi që dje Portalb bëri me dije se u konfirmua marrëveshja mes VMRO-së dhe BDI-së për të formuar shumicën në Këshillin e Tetovës, sot u sjellim disa pjesë nga marrëveshja e tyre.

Këshilli do të formohet të enjten kur dhe mbushen tre muaj nga mbarimi i zgjedhjeve lokale ku fituese doli Teuta Arifi nga BDI. Në këtë ditë Hisen Xhemaili do të zgjidhet kryesues i Këshillit komunal të Tetovës.

Këshilli do të vendos që Ndërmarrja Publike Komunale Tetova në Tetovë, të ndahet në dy pjesë apo në dy ndërmarrje dhe njërën do ta udhëheq kuadër maqedonas ndërsa njëra do ti mbetet kuadrit shqiptar.

Drejtori i shkollës së mesme bujqësore “Mosha Pijade”, Sherif Abdurrahmani do të zëvendësohet me një drejtor tjetër i cili do të jetë maqedonas, njëjtë sikur ka qenë në vitet e mëparshme në Tetovë.

Kërkesën e VMRO-së për ndërtimin e kishës dy partitë ia kanë lënë Bashkësive Fetare në vend të vendosin a ka nevojë për një gjë të tillë.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button