Zeqiri: Shteti mbledh haraç për të mbuluar kolapsin ekonomik

Izet Zeqiri, ish deputet I RDK-së, deklaroi në ‘Rruga drejt…’, se me aksionet e fundit të DAP-it, gjithnjë nën asistencë të forcave speciale të policisë, BDI dhe VMRO tregojne muskujt ndaj shqiptarëve duke friksuar kështu qytetarët.

Sipas Zeqirit  kollapsi ekonomik në të ciin ndodhet shteti tentohet të mbulohet përmes mbjelljes së haraçit të këtij lloji. Zeqiri tha gjithashtu se është indikative që aksioni bëhet me policë nga Shkupi, dhe jo me polic të rajoneve ku edhe kryhet kontrolli i DAP-it.
 
Ndërkohë, zyrtari i LSDM-së Kire Naumov vlerëson se aksionet kamuflohen si “aksione për vendosjen e rendit në sferën fiskale”, por në fakt, sipas tij, ato nuk kanë të bëjnë fare me ekonominë.

Ai kërkoi që opozita të zgjohet nga gjumi dhe të gjejë një mënyrë për të luftuar, siç e quajti ai, regjimin totalitar.

“Opozita patjetër të gjejë mënyrë se si ta luftojë këtë pushtet, ta dijë në aspektin ndëretnik se nga do të shkojë shteti”, tha Naumov

Për analistin Zoran Ivanov, ndërrimi i pushtetit është i pamundshëm, nëse nuk ka një rezistencë më të fortë.

Sipas tij, opozita aktuale nuk ka se si të ndihmojë në këtë qëllim, meqë, siç tha ai, “nuk ka liri dhe të gjithë jemi peng të ndonjë hipoteke”.

Lajme të ngjashme

Back to top button