Burg me kusht për ish drejtorin e doganave Kargov

Gjykata Themelore Shkup e ka dënuar me 3 muaj burg me kusht ish-drejtorin e Drejtorisë së Doganave, Vanço Kargov.

Kargov u dënua me akuzën se ka shpërdoruar me detyrën zyrtare, duke mos respektuar vendimin e Komisionit për Marrëdhënie Pune, për të rikthyer në punë një të punësuar.

Kargov ka refuzuar të rikthejë në punë të punësuarin Laste Ivanovski, i cili paraprakisht ishte pushuar për shkelje të orarit të punës dhe disiplinës.

Sipas vendimit gjyqësor, Kargov do të vuajë dënimin me burg prej 3 muajsh, nëse në periudhën prej një viti e gjysmë nuk kryen një tjetër vepër penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button