Aksionet e DAP-it, Trajkovski: Për policinë vendos MPB-ja

Për praninë e njësiteve speciale policore në aksionet e fundit të inspektorëve, vendimin e merr MPB-ja. Kështu thotë kreu i Drejtorisë për të Ardhurat Publike Goran Trajkovski, në intervistën për Magazinën Ekonomike në Alsat M. Trajkovski sqaron se bëhet fjalë për aksione të koordinuara dhe secili institucion merr vendime në fushën e vet. Por, ai thekson se nuk ka qasje selektive në aksionin e ndërmarrë në çdo qytet.

Edhe pse është aksion i koordinuar, Ju si Drejtori për të Ardhura Publike, nuk vendosni nëse atje do të ketë polici speciale ose me uniforma?

“Ashtu sikurse Ministria e Brendshme nuk vendos nëse ne do të kemi kontrolle për tatim, inspektorë tatimorë, nëse në një objekt do të dërgojmë 3 apo vetëm një inspektor. Këto janë përgatitjet tona paraprake për kontrolle. Nëse është objekt i vogël me një arkë fiskale mjafton një nëpunës tatimor, për diskotekat me më shumë banakë do të hyjmë më shumë inspektorë. Bëhet vlerësimi, sipas llojit të objektit, momentit të kontrollit, frekuentimit… Flas për vlerësimin që bëjnë punonjësit e DAP-it, në pjesën e tyre të veprimit. Besoj dhe e di se këtë e bëjnë edhe kolegët nga Ministria e Brendshme, dhe vlerësimi është i tyre se në çfarë numri dhe çfarë forcash policore do të jenë të pranishëm në një aksion të koordinuar”, deklaroi Goran Trajkovski, drejtor i DAP-it.

Kjo do të thotë se MPB-ja vendos nëse do të dërgojë njësite speciale?

“Absolutisht, po”, u përgjigj Goran Trajkovski, drejtor i DAP-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button