Sulmi “vrasës” i PSG-së, Cavani – Ibrahimoviq

Trajneri i Paris Saint-Germainit (PSG), Laurent Blanc beson se Zllatan Ibrahimoviq dhe uruguaiani Edinson Cavani mund të formojnë një sulm vrasës.

Shumë ekspertë futbolli kishin vënë në dyshim nëse Ibrahimoviq e Cavani mund të luajnë në një skuadër, por Blanc nuk ka fije dyshimi në këtë.

“Unë mendoj se Ibrahimoviq e Cavani do të plotësojnë njëri-tjetrin. Kam folur shumë me Zllatanin. Unë nuk kam arsye të besoj se ai apo të tjerët nuk do të jenë në Paris vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Blanc.

Lajme të ngjashme

Back to top button