ZËRI nga Struga në përkrahje të protestave në Tetovë

Lëvizja Qytetare për Demokraci dhe ngritjen e vetëdijes kolektive ZËRI – Strugë, përkrah marshin protestues ‘Ajër për Tetovën’ e organizuar nga O.J.Q EcoGuerilla dhe qytetarët e Tetovës si dhe të tjerë si një e drejtë themelore e pa cënueshme për të jetuar në ambient të pastër dhe të shëndetshëm njiherit duke dhënë mesazh te faktorët që janë shkaktarë për këtë ndotje të rrezikshme të qytetit të Tetovës si dhe Qeverisë e cila nuk ndërmerrë asnjë veprim konkret për të përmirësuar këtë situatë emergjente.

Lëvizjet e tilla duhet të përhapen në të gjitha qytetet tjera shqiptare në Maqedoni pasi qytetarët tanë rrezikohen drejtpërdrejt nga deponit e egra të mbeturinave të cilat gjenden afër vendbanimeve tona. Lëvizja Qytetare Zëri do të angazhohet që edhe në Strugë të zhvillohen aksione të njëjta për të larguar deponinë e egër nga qyteti i Strugës.

Lëvizja Qytetare Zëri
Lëvizja Qytetare Zëri

 

Lajme të ngjashme

Back to top button