fbpx

Pse na tmerron policia?!

Tmerroheshe të shëtisësh nëpër qytete të Maqedonisë perëndimore atje ku jeton e frymon etnikumi shqiptar në këtë pjesë të vendit, dhe tani kjo ndodh edhe nëpër fshatra e vendbanime lokale edhe atë nga forcat e armatosura policore gjer në dhëmbë. Thua ti këtu na qënka qëndra kryesore e drogës dhe marifetllëqeve të zeza të kësaj pjese të Ballkanit dhe policia e Republikës së Maqedonisë vërehet në gjendje gatishmërie për të ndërmarrë aksionet e radhës.

A është normale kjo që po ndodh? Që në këtë mënyrë “bastisen” kafenetë  dhe biznese të tjera në atë mënyrë dhe në atë formë ? Epo u harxhuan arkat e shtetit e DAP u është kthyer bizneseve me kontrollE të rrepta. Pikërisht sepse aty është gjahu më i lehtë për t`u gjuajtur, sepse pikërisht aty është terreni ku qeveria aktuale kërkon të realizojë planet e saja ogurzeza kundër pjesëtarëve shqiptarë të këtij vendi. A nuk mjaftonte vetëm Inspektorati për të bërë punën e saj të përditshme duke kryer kontrollet e llogarive fiskale dhe duhanit, por u ngjitën në skenë edhe gjithë ajo makineri e armatosur me përforcime e njësitë special. E më parë kur ndodhnin raste të rralla, përse nuk ndërmerrnin masa të ngjashme për parandalimin e  problemeve të kësaj natyre. Por, tani na duheshka që të dalim në terren pa pritur e pa kujtuar dhe plus asaj të futen brënda nëpër lokale afariste dhe hapësira të tjera të lejuara për punën e biznese private duke krijuar përshtypje sikur arrestojnë kriminelin më të madh të vendit.

Të tilla pamje kemi parë vetëm në aksionet kundër krimit të organizuar apo nëpër filma me skenare filmike kur policia paraqitet me atë veshje të armatosur me jelekë e mbrojtje anti-plumb mu sikur vërtetë e keqja e këtij vendi sikur na ardhka vetëm nga ato biznese të gjora dhe te varfëra, por ditët e fundit jemi duke i parë edhe për “kriminelet” e duhanit dhe të tatimeve. Të gjithë do thoni se përse unë i quaj kriminelë, e unë po ju them, sepse kështu është duke na i paraqitur DAP.

Jam plotësisht dakord që të bëhen kontrolle që gjithçka të jetë në rregull dhe në pajtim me ligjet e vendit, por jo në këtë mënyrë, që duke u tmerruar qytetarët e njerëzit e painformuar e njoftuar mirë me norma e rregulla sjelljeje, që nga veprimet e tyre makabre të mos dinë nga të ikin e marrin dheun nën këmbë kur të vërejnë paraqitjen e forcave policore, dhe ku të vesh të dëgjosh të flitet për “bastisjet” që u bënë dhe që edhe më tej bëhen këtu.

Për çudi po dëgjojmë se vetëm pjesa ku janë shqiptarët po bëhet kjo çmenduri. Pse vallë, a vetëm shqiptarët pinë duhan dhe nuk janë në rregull me tatimet? Përse e tërë kjo drejtësi e imponuar, përse kjo drejtësi me kontrolle selektive? Kështu janë ushtruar larot e kryeministrit, të ndërsehen organet e rendit dhe qetësisë publike sa herë qeverisë në këtë vend ia ka ënda të ushtrojë dhunë e terror  ndër qytetarët,

Por politikanët tanë sidomos pjesa që përfaqëson shqiptarët në qeveri, ose të paktën që është zgjedhur për të tillë, që të përfaqësojë shqiptarët atje, dhe që janë në koalicion me pjesën e etnikumit maqedonas, vazhdimisht janë duke na treguar se janë në krye të detyrës,  se aq u mban “lopata ujë” dhe ata, pra pjesa shqiptare, duke ia hedhur  topin apo  pataten e nxehtë njëri – tjetrit, më fjalët se kryeministri aktual dhe garnitura e tashme qeveritare në kryen e ekzekutivit arsyetohen se “nuk na paskan” dijeni, ose se nuk kanë dhënë ndonjë urdhër për pjesëmarrjen e “speciallcave”, dhe rrinë duarkryq e duke qenë vëzhgues pasiv të këtyre ngjarjeve makabre dhe pakënaqësive të përcjella me frikë, ankth e tortura çnjerëzore nga më të vrazhdat e më të ndryshmet dhe duke vëzhguar e pritur se çfarë po ndodhë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close