“Vatra”: Pas vizitës së Ramës, serbët po u hakmerren shqiptarëve të Luginës

Banorët e fshatrave të Malësisë së Bujanocit po përballen me vështirësi të mëdha jetësore. Ata po detyrohen të lëshojnë vendlindjen e tyre, nga presioni dhe dëbimi që po u bëjnë serbët.

Në një njoftim të Shoqatës “Vatra”, thuhet se si këto presione janë bërë edhe më të mëdha, që nga koha kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e vizitoi Preshevën.

Ata (serbët), përpos metodave të mëhershme që kanë përdorur për largimin e shqiptarëve, kohëve të fundit banorët e kësaj ane, sipas shoqatës “Vatra”, janë duke u përballur edhe me shkyçjen e rrymës.

“Në fshatin Suharrën të Bujanocit, nuk ka energji elektrike pasi që korporate energjetike e Serbisë e ka shkyçur këtë fshat nga furnizim me energji. Korporata Serbe shkeli edhe ligjet ku për mos “pagesë të energjisë elektrike”, në atë rast duhet vetëm të ndal rrymën e shtëpive që kanë probleme me pagesa e jo tërë fshatit siç veproi tani”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Vatra”.

“Vatra” thotë se përpos që autoritetet serbe kanë ndërprerë rrymën, i ka hequr edhe njehësorët e rrymë, trafot dhe kabllot e furnizimit me energji elektrike.

Sipas shoqatës “Vatra”, këto kanë qenë investime të bëra nga vetë banorët.

“Dje disa banorë të fshatit Ramnabuqë të komunës së Bujanocit, alarmuan se ndalja e rrymës, heqja e kabllove dhe matësve elektrik ka filluar në fshatin e tyre dhe fshatrat e tjerë”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

Sipas kësaj shoqate, politika e spastrimit dhe mos lejimit të kthimit në vatrat e tyre për banoret e dëbuar nga Kosova Lindore vazhdon tash e dy dekada.

Lajme të ngjashme

Back to top button