Music Key, shërbimi më i ri i YouTube

Platforma video ne pronësi te Google ka kryer kështu një hap te rëndesishem, thuajse historik ne strategjinë e saj. Ajo ka diversifikuar te ardhurat qe realizon përmes një shërbimi te ri abonimi.

Do te quhet Music Key dhe do te mundësojë marrjen e miliona këngëve dhe videove te ndryshme, pa ndërprerje dhe ndërthurje te tjera publicitare, nëpërmjet një pagese. Shërbimi me i ri do te eksperimentohet se pari ne 17 vende, përpara se te marre OK përfundimtar.

Ndërmjet funksioneve me te rëndësishme te shërbimit te ri do te jene jo vetëm shikimi i videove pa ndërprerje publicitare, por edhe dëgjimi i tyre ne background ne smartphone e tablet duke i marre nga app YouTube. Gjithashtu do te mund te shkarkohen këngë te ndryshme te cilat mund te dëgjohen me pas pa qene nevoje te jemi te lidhur me internetin.

Ne fazën eksperimentale, shërbimi për gjashte muaj do te jete pa pagese, ndërsa pas kësaj, për ta pasur atë do te duhet një pagese prej 7.99 euro ne muaj. Krahas kësaj, platforma bën edhe një ristilim te sit-it te app YouTube ( për momentin vetëm ne Android) te cilat ofrohen gjithashtu falas. Kështu mund te krijohen dhe shpërndahen playlist, te gjenden skeda te artisteve, diskografi te plota etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button