Si ta njihni gruarin?

Si ta dini se a është partneri juaj i ri “material” i vërtetë për lidhje dashurie apo, së paku, është gruar i zakonshëm, i cili shumë shpejt do t’ju braktisë?

Ka reputacion
Nëse miket tuaja ju kanë thënë se ai ka prirje t’i ndërrojë partneret, pastaj kurrë nuk i ka parë dikush të ketë qenë në ndonjë lidhje të gjatë, dëgjoni ato, sepse ekzistojnë gjasat e mëdha që të hyni në lidhje dashurie me një gruar.

Kërkon lidhje të shpejtë
Para se të keni rastin të njiheni me familjen dhe me miqtë e tij, ai fillon t’ju thotë që ju jeni pikërisht femra e jetës së tij, pastaj që tërë jetën ka pritur që t’ju takojë bash juve. Edhe pse ato gjëra janë të bukura dhe janë të këndshme t’i dëgjoni, pyetjen e parë që do t’ia bëni vetes është – si është e mundur që ai aq shpejt të konkludojë që jeni mu ajo që po e kërkon?

E tepron me romantikë
Nëse partneri i ri vazhdimisht dëshiron që të shkoni bashkë në vikend romantik apo herë pas herë ju befason me dhurata të shtrenjta, atëherë është më se e sigurt që me ato gjëra është i mësuar kaherë.

Ju shikon vetëm juve… dhe të gjitha femrat përreth vetes
Ky tip i mashkullit do t’ju flasë se sa jeni e bukur, pastaj mu ju jeni tipi që e ka dëshiruar kaherë ta ketë, në raste të shumta mendon edhe për atë që femra e cila pikërisht ka kaluar afër jush i përshtatet po atij përshkrimi që jua ka bërë pak më parë juve.

Duket tepër i mirë për të qenë i bindshëm
Disi tepër është i pispillosur, tepër joshës dhe thjeshtë tepër i përsosur. Nëse disa nga këto cilësi të cekura i vëreni te partneri juaj i ri, afrojani shansin, por mos u ngutni dhe do të shihni se a do të zgjasë lidhja juaj. Në të vërtetë, gruari i vërtetë vështirë mund të përballojë aq gjatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button