Berisha apelon për protesta: Policia nuk ekziston!

Ish-kryeministri Sali Berisha, i është rikthyer sigurisë dhe rendit në vend, duke vënë në dukje se policia nuk ekziston. Pas një bilanci me tre tritole mbrëmjen e djeshme, Berisha bën me dije se rruga e vetme për të larguar këtë krim janë protestat.

“Natën që kaloi, 3 tritole. Policia nuk ekziston! Të dashur miq, nata që kaloi shënoi një rekord të ri eksplozionesh të tritolit. Kështu, në Kamëz ngjitur me komisariatin e Policisë në Fushë Krujë, në një biznes dhe një zyrë e OSHEE u hodhën në erë nga shpërthime tritoli.

Autorët i mori nata në drejtim të panjohur! Qeveria regjistron suksese duke i’a besuar kontrollin e territorit krimit dhe bandave, ndërsa me Policinë prish banesat, lokalet e ligjshme të kundërshtarëve politike, arreston me urrejtje demokrat, por dhe njerëzve të papunë që i shpall biznesmen, të cilët në fakt vuajnë për kafshatën e gojës.

Protesta, protesta dhe vetëm protesta do t’i japi përgjigjen e merituar klikës Rama-Meta dhe shtetit të tyre policor! Dita po afron!!”.

Lajme të ngjashme

Back to top button