Këshilla e miliarderit: Harrojini studimet, bëhuni zanatli

Në një intervistë në CNN, biznesmen i njohur amerikan, Michael Bloomberg, dha disa këshilla se si të bëheni të pasur në kohën e tanishme.

Për miliarderin amerikan, Michael Bloomberg, çelësi i suksesit sigurisht nuk janë studimet e gjata dhe shpesh të shtrenjta, transmeton Telegrafi.

Në SHBA, Bloomberg mishëron suksesin financiar dhe human. Themelues i kompanisë “Bloomberg LP”, ish-kryebashkiaku i New Yorkut dhe i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e qyteteve dhe ndryshimeve klimatike, gjendet në krye të pasanikëve që numërojnë në llogaritë e tyre miliarda dollarë. Ai ka një pasuri prej 34 miliardë dollarë.

Bloomberg dha disa këshilla se si të bëhemi të pasur në kohën e tanishme.

“Harrojini kolegjet, mësoni zanatin e hidraulikut”, tha miliarderi 72-vjeçar dhe shtoi “Kjo është një punë e madhe, sepse ju keni fuqi për të përcaktuar çmimet e tyre, dhe në këtë mënyrë, keni një profesion të rëndësishëm”. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button