Ja si ta bëni aromën e parfumit të zgjasë më shumë

Shumë femra dhe meshkuj janë të dhënë pas aromës së parfumeve aq sa nuk dalin thuajse asnjëherë nga shtëpia pa vendosur parfumin e tyre të preferuar. Më poshtë keni disa udhëzime se si ta bëni parfumin tuaj që të qëndrojë më gjatë në lëkurë aroma e tij.

– Spërkatuni me parfum pas dushit, kur poret e lëkurës janë ende të hapura.

– Hidratoni lëkurën, pasi sa më e hidratuar të jetë ajo, aq më shumë do të zgjasë aroma e parfumit.

– Përdorni një krem me të njëjtën aromë.

– Mos i fërkoni kyçet me njëra-tjetrën pas molekulat e parfumit do të shtypen.

– Aplikojeni në vendet e duhura, në pulsin e dorës, pas veshëve dhe në qafë.

– Mbajeni në një vend të freskët dhe të thatë, që të jetë larg dritës së diellit.

– Spruconi pak në një furçë dhe më pas krihni flokët, kështu që edhe flokët të kenë aromën e parfumit. /noa.al

Lajme të ngjashme

Back to top button