Ekonomia, Samaras: Ndodhemi në kilometrat e fundit

“Ndodhemi në fundin e një përpjekjeje të vështirë, po përshkojmë kilometrat e fundit, në fund do t’ia arrijmë me siguri”, deklaroi kryeministri Antonis Samaras, duke folur në një veprimtari të Rrethit të Biznesmenëve të Rinj.

Në njoftimin e ambasadës greke në Tiranë, theksohet se Samaras foli për hapat që po kryhen për ristrukturimin e ekonomisë.

“Janë të shumta problemet që përballuam, mirëpo rezultatet janë tashmë të dukshme. Ligji për 100 këstet dhe për kreditë e këqija, që është ristrukturimi më i madh i borxheve private që është bërë, beteja për tërheqjen e investimeve, tenderat ndërkombëtarë për hidrokarburet dhe aleancat për këtë, janë fotografitë e një lufte në shumë fronte që po po bëjmë. Këto bëhen në një mjedis stabiliteti politik. Që të dalë vendi nga kriza dhe që të mos rrëzohet sërish, varet nga aftësia produktive dhe kompetiviteti i ekonomisë. Komuniteti i biznesit ndodhet në zemër të kësaj përpjekjeje. Duhet që produktet tona të fitojnë tregjet e huaja dhe të konkurrojnë produktet e huaja brenda vendit. Kjo është e vetmja rugë që të dalë vendi nga kriza dhe që të ndërtojmë Greqinë e re”, vazhdoi kryeministri grek.

Samaras bëri referime të posaçme ndaj përpjekjeve të qeverisë për të luftuar burokracinë dhe për të mbështetur biznesin.

“Duhet të riorganizojmë raportin e shtetit me biznesin, guxojmë dhe kemi avancuar përmes vështirësive shumë të mëdha”, theksoi ai, duke vënë në dukje se janë marrë masa për forcimin e likuiditetit në treg dhe për lehtësime tatimore./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button