Ajdari: E vërteta e “Monstres” po del në shesh!

Pas vonesës së gjatë të shpalljes së aktvendimit për rastin “Monstra”, kësaj radhe gjykata vonon edhe përkthimin e tij, procedurë kjo që zgjatë dhe vonon reagimin e Gjykatës së Apelit lidhur me ankesën e palës mbrojtëse. Avokati mbrojtës Naser Raufi bën të ditur për Portalb se procedura e Apelit do të zgjatet pasi që aktvendimi ende nuk është dorëzuar, ngase ishte duke u përkthyer në gjuhën shqipe.

“Gjykata stërzgjati përkthimin e aktvendimit i cili u shpall tani më shumë se një muaj. Nuk e di se sa u mori kaq kohë për përkthimin e 186 faqeve. Kjo normal që ngadalëson procedurën në gjykatën e Apelit ngase përveç ankesës duhet të dorëzohet edhe aktvendimi i cili pritet të bëhet gjatë dhjetë ditëve të ardhshme”, tha për Portalb, Raufi.

Por sipas tij, koha derisa Apeli cakton seancë për të sjell vendimin zgjat pesë, gjashtë madje edhe shtatë muaj, varësisht prej ankesave që janë paraqitur në këtë gjykatë.

“Pasi e pranon ankesën, Gjykata e Apelit e dërgon lëndën për mendim tek Prokuroria e lartë, dhe pasi caktohet gjykatësi i lëndës caktohet edhe seance ku sillet vendimi. Gjykata e Apelit mundet ta hedhë poshtë vendimin e  gjykatë së shkallës së parë, ta pranojë atë, ose ta kthejë lëndën në procedurë nga fillim, siç ka ndodh në të shumtën e rasteve”, tha Raufi.

Ajdari: E vërteta e “Monstres” po del në shesh!

Nga ana tjetër mësohet se komuna e Gazibabës po planifikon një plan urbanistik në të cilin parashikohet që të ndërtohen disa objekte në tokën të cilën e kishin nën koncesion familjarët e të akuzuarve për rastin “Monstra”.

Edhe pas tentimeve të shumta, Redaksia Portalb nuk arriti që të merr informacion lidhur me këto ndërtime pranë liqenit.

Familjari I të akuzuarit me burg të përjetshëm Fejzi Azirit, Bedri Ajdari thotë për Portalb, se dalë ngadalë e vërteta po del në shesh.

“Gjithmonë kemi dyshuar se akuza na është bërë vetëm e vetëm të na merret toka, dhe kjo po del që paska qenë e vërtetë. Nuk kam njohur se kush do të ndërtojë apo se çfarë do të ndërtohet vetëm e di se për shkak të akuzave për vrasje neve na u morën 39 hektar tokë të cilën e kishim nën koncesion për tridhjetë vite dhe e kishim marrë në vitin 2006”, tha për Portalb, Ajdari.

Ai shton se disa herë janë munduar që të hedhin poshtë kontratën e tyre por ka qenë e pamundur dhe qëllimi u arrit me akuzën për vrasjen e pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smilkovës.

“Disa herë është tentuar që të na prishet kontrata po kjo gjë ka qenë e pamundur dhe për shkak ta akuzimit, menjëherë kjo kontratë u anulua. Mënyre tjetër nuk kishte për anulimin e saj. Tani po fillojnë të kuptohen gjërat, akuzat nuk janë bërë për gjykimin e drejtë për vrasjen e pesëfishtë por për marrjen e tokës”, tha për Portalb, Ajdari.

Më 30 qershor të këtij viti Gjykata Themelore Shkup 1 dënoi me burg të përjetshëm për veprën terrorizëm Alil Demirin, Vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Azirin, Haki Azirin dhe Sami Lutën. Ata akuzohen se më 12 prill të vitit 2012 kanë vrarë 5 maqedonas në afërsi të liqenit Smillkovë.  /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button