Dunga: Ditët e errëta për Brazilin kanë mbaruar

Ditët e errëta për Brazilin kanë përfunduar, është ky mendimi i trajnerit të Selesaos Carlos Dunga.

Me 51-vjecarin në krye kombëtarja 5-herë kampione e Botës siguroi suksesin e 5-të radhazi që pas shokut që pësoi nga humbja 7-1 me Gjermaninë në Botërorin e shtëpisë, dhe Dunga nuk ka sesi të mos ndihet krenar për skuadrën e tij që mposhti lehtësisht Turqinë me rezultatin 4-0 brenda në Stamboll.

“Ne jemi shumë të lumtur për faktin se po cilësohemi sërish nga të gjithë si një skuadër shumë e mirë që aplikon një futboll tërheqës. Më bën shumë krenar fakti kur shoh tifozët që duartrokasin Selesaon, pasi diçka të tillë e bën të gjithë ata që ishin në stadium në përfundim të ndeshjes me Turqinë. Unë besoj se ne kemi filluar te kemi sërish besim në aftësitë tona. Skuadra nga një ndeshje në tjetrën luan gjithmonë e më e mirë. Unë mendoj se ditët e këqija kanë përfunduar për skuadrën tonë. Që këtej e tutje do të shikoni gjithmonë një Brazil me shpirt të madhe gare dhe që do të luftojë në çdo ndeshje të japë më të mirën e tij në fushë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button