Thika inteligjente gjen indet kancerogjene

Një thikë e re inteligjente e zhvilluar në Londër, mund të ndihmojë kirurgët të gjejnë indet kanceroze në kohë reale gjatë operacionit, në një normë më të shpejtë se testet laboratorike.

Kjo thikë inteligjente, e njohur si “iKnife”, zbulon saktësisht nëse indi që një kirurg është duke prerë është kanceroz, brenda tre sekondave. Ajo e bën këtë nëpërmjet analizës që u zbulua nga shpikësi Zoltan Takats në kolegjin Imperial të Londrës. Për të trajtuar kancerin me tumore solide, kolegji vuri në dukje në një deklaratë për shtyp se, kirurgët zakonisht përpiqen për të hequr tumoret nëpërmjet operacionit, por është e vështirë për të parë saktësisht se cili është indi kanceroz.

Takats zbuloi se tymi i prodhuar gjatë operacioneve të tilla me thika kirurgjikale elektrike është i mbushur me informacione të rëndësishme. Thikat elektrike përdorin elektricitetin për të ngrohur dhe djegur indet dhe tymi është një efekt anësor i këtij procesi, sipas kolegjit Imperial, citon Krokodili Associated Press.

iKnife e Takats është një thikë elektrike e lidhur me një instrument analitik dhe përbërja e tymit është analizuar, në kohë reale, gjatë operacionit. Hulumtuesit në këtë studim thonë se kirurgët mund të heqin më shumë nga indet kanceroze dhe kështu minimizojnë heqjen e indeve të shëndetshme.

Në një test, iKnife ishte 100% e saktë në diagnozën e 81 mostrave të indeve nga pacientët.
iKnife dhe pajisja shoqëruese nuk janë të lira: Ato kushtojë rreth 380,000$. Por çmimi mund të ulet në qoftë se teknologjia komercializohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button