fbpx

Bumçi: Shqipëria s’mund të flasë në emër të Kosovës

Deputeti demokrat, Aldo Bumçi është shprehur skeptik për vizitën e Ramës në Beograd. Sipas deputetit të djathtë Kosova është shtet i pavarur, ka institucionet e saj, ndaj Shqipëria nuk mund të flasë në emër të saj siç bëri kryeministri Rama.

“Ka qenë një parim themelor që është respektuar dhe duhet të respektohet, që Kosova flet në emër të vet. Kosova është vend i pavarur dhe Shqipëria nuk merr asnjë lloj kontributi ndërmjetësimi. Shqipëria vetëm mbështet Kosovën”, – tha Bumçi

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close