Pendarovski: Ideja e eurokomisarit Han nuk do të ketë sukses

Pas deklaratës së eurokomesarit për negociata dhe zgjerim Johanes Han se pas nëntë viteve moszgjidhje të çështjes së emrit ndoshta është e nevojshme një qasje tjetër, ekspertët pajtohen se kjo është e mundur por se këto ide rëndë se mund të realizohen.

„Kjo nënkupton, se me dy-tre modalitete brenda, të negociohet njëkohësisht edhe për emrin edhe për anëtarësimin në BE. Që do të thotë negociatat vazhdojnë, ndërsa ne paralelisht negociojmë edhe me Greqinë për emrin dhe nuk do të mund të anëtarësohemi nëse nuk kemi zgjidhje të problemit”, thotë për REL profesori Stevo Pendarovski anëtarë i këshillit për çështje sigurie dhe NATO pranë LSDM-së.

Ky propozim i ish eurokomisarit Fyle është refuzuar nga Greqia, dhe për këtë qëllim Pendarovski është i bindur se ideja e Han nuk do të ketë sukses pasi më herët është provuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button