Si të zgjedhim një fshesë me avull

Tregu është plot me te tilla artikuj shtëpiakë qe e kane përmirësuar ndjeshëm jo vetëm jetën e amvisave, por edhe cilësinë e punës dhe ne këtë rast atë te pastrimit.

Por sa me shume tipa e lloje ka ne stendat e vitrinave, aq me shume e vështirë behet edhe zgjedhja, pasi jo te gjitha mund te shkojnë për shtat me nevojat tona. Për te qene me te sakte ne këtë zgjedhje, e rëndësishme është te përqendrohemi ne kriteret dhe parametrat me te rëndësishme te tyre, pa u mashtruar prej reklamave dhe publicitetit te televizioneve.

1. Gjeja e pare qe do te duhet te verifikojmë, është materiali prej se cilës është prodhuar. Kujdes, mos u gënjeni edhe nga ndonjë çmim i ulet, por as edhe nga ndonjë oferte e “çmendur”. Materialet qe përdoren për prodhimin e tyre janë qe nga druri, metali dhe plastika. Kujdes ne këtë te fundit. Sigurohuni qe te jete e forte dhe rezistente, ndryshe do te duhet ta ktheni pa mbaruar ende kohe e garancisë.

2. Shume dyqane ofrojnë gjithashtu ne praktike demonstrimin e aftësive te fshesave qe shesin. Ne këtë rast, kujdesuni qe te kuptoni nëse papastërtitë largohen, apo thjesht spostohen nga njeri vend tek tjetri. Gjithashtu sigurohuni qe fshesa te ketë edhe pulsantin qe rregullon fluksin e thithjes dhe daljes se papastërtive. Ato qe nuk e kane ketë opsion, përgjithësisht nuk pëlqehen, nuk përdoren dhe lihen mënjane edhe pasi e kemi blere.

3. Sigurohuni qe fshesa te ketë me vete te gjitha aksesorët e tjerë, te përfshira ne çmim, te cilat mundësojnë përdorimin e saj për një game te gjere pastrimesh, dhe jo vetëm për larje dhe fshirje te thjeshta.

4. Porosia e fundit, por jo nga rëndësia, ka te beje me konsumin e energjisë elektrike. Ka disa fshesa me avull, te cilat kane nevoje për një minimum te nevojshëm kohe qe te arrijnë presionin e duhur te punës. Tek disa shkon deri edhe ne 20 minuta, çka do te thotë energji e konsumuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button