Google i dedikon një doodle Rosetta-s

Google nderon sipërmarrjen historike te Rosetta-s, sondës qe për here te pare ne historinë e eksplorimit te hapësirës beri te mundur uljen e një mjeti tokësor ne një komete. Kështu nëse do te hyni sot ne Homepage-n e motorit me te madh te kërkimit aty do te gjeni foton e mësipërme.

Ndërsa duke klikuar mbi foto ju do te mund te gjeni te gjitha informacionet dhe shkrimet dedikuar sondës “heroike” e cila për te mundësuar këtë sipërmarrje i është dashur te kryeje 6 miliard km rruge dhe te kryeje misionin e saj ne një distance 500 milion kilometra ne vije ajrore nga Toka.

E ndërsa 45 vite me pare, kur njeriu zbriste për here te pare ne Hënë, eventi i jashtëzakonshëm pushtoi stacionet televizive te botes, kësaj radhe ato qe morën përsipër shpërndarjen e lajmit ishin rrjete sociale. Ulja e lander-it Philae ne komete ka qene argumenti me i përfolur i ditës dhe vetëm ndërmjet orës 17 dhe 18 te pasdites se djeshme, plot 150 mije Twitts janë dërguar anembanë botes./ ikub.al

Lajme të ngjashme

Back to top button