Zbulohen karakteristikat e HTC One (M9)

Telefoni inteligjent HTC One (M8) u prezantua në fillim të këtij viti. Tani kompania po krijon pasardhësin e këtij telefoni, One (M9).

Një raport i publikuar të hënën sugjeron që telefoni HTC One (M9) mund të prezantohet vitin e ardhshëm tek Kongresi Botëror i Telefonave në Barcelonë. Thuhet se telefoni do të përmbajë ekran 5.2 inç me rezolucion 1440 x 2560 pikselë dhe densitet 564 pikselë për inç.

Duke e krahasuar me densitetin 441 pikselë për inç që gjendet tek HTC One (M8), mund të imagjinoni se sa pamje të qartë do të ketë ekrani i One (M9). HTC One (M9) do të fuqizohet gjithashtu nga procesori Snapdragon 805 dhe do të ketë 3GB RAM. Ai do të operojë me sistemin Android 5.0. Një bateri me kapacitet më të lartë, një certifikim IP më i lartë se modeli aktual IPx3, dhe një kamerë të pasme me më shumë megapikselë pritet të jetë pjesë e telefonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button