Rruga e Kombit, mungojnë elementët e sigurisë

Aksidentet me pasoja tragjike ne Rrugen e Kombit kane qene te shpeshta. Ne nje pjese te madhe problemet lidhen me mosprespektimin e rregullave te qarkullimit, por edhe me mungesen e elementeve te sigurise dhe sinjalistika.

Policia rrugore po shton kontrollet dhe eshte ne prag te nje plani masash per sezonin e dimrit. Sipas shefit te policise rrugore, Gezim Canaj gjendja e Rruges se Kombit ne segmente te caktuara eshte problematike dhe kerkohet vemendje per respektimin e sinjalistikes nga drejtuesit e mjeteve per te mos shkaktuar aksidente e ngjarje te jashtezakonshme.

“Në përgjithësi përdoruesit e rrugës në këtë aks gjykoj se janë ndërgjegjësuar për pikën më të madhe të rrezikut. Siguria në rrugë  varet shumë elementë, por vetëm zbatimi me përpikmëri i rregullave të qarkullimit, vendosja e tabelit të dukshme, mënjanojnë rrezikun. Për përgatitemi që të marrim radarë dhe t’i vendosim në eficencë të plotë”, tha Gëzim Canaj, shef i Policisë Rrugore të qarkut të Kukësit.

Rruga e Kombit,veçanerisht segmenti Fushë-Dukagjin-Kukes dhe Kukes-Morin ka probleme te theksuara qe kane te bejne me sigurine rrugore. Pjerresia e madhe e rruges, kthesat e shumta, mungesa e mbi dhe nen kalimeve, heqja e gardheve rrethues dhe trafikndaresve e shtojne çdo dite e me shume rrezikun ne kete segment te rendesishem./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button