Dilema se a ishte vizita e Ramës në Beograd historike apo e cunguar?

Për shukë ke dhe për zyrtarët e Partisë Socialiste vizita e kryeministrit Edi Rama është Historike, por për zyrtarët e Partisë Demokratike kjo vizitë është historike vetëm për faktin se ajo ka ndodhur pas 68 viteve. Sipas tyre kjo vizitë është e cunguar.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, e ka cilësuar vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd si një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas saj, Shqipëria dhe Serbia kanë rolin e tyre të padiskutueshëm në bashkëpunimin rajonal.

“Në marrëdhëniet shumëpalëshe rajonale unë besoj se kanë qenë prezente. Shqipëria dhe Serbia janë dy vende që kanë rolin e tyre të padiskutueshëm në bashkëpunimin rajonal. Kjo vizitë do i shërbejë konsolidimit të marrëdhënieve. Ne e mendojmë të ardhmen e përbashkët, të dyja qeveritë janë shprehur për aspiratat e popujve përkatëse për tu anëtarësuar në BE”, tha Dade.

Për Daden, Shqipëria ka luajtur rol të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal dhe ka treguar vullnet të pa lëkundur për të konsoliduar këtë bashkëpunim. “Kemi dekurajuar çdo shfaqje të nacionalizmit ekstrem. Qëllimi i aksionit të BE në Ballkanin Perëndimor për të konsoliduar paqen dhe stabilitetin është për të shtruar rrugën drejt BE”, u shpreh Dade.

Kurse zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, deklaroi se vizita mbetet historike vetëm për faktin se u realizua pas 68 vitesh, por ajo nuk e arriti qëllimin e saj.

Sipas tij, Kosova është shtet i pavarur dhe ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë, dhe Shqipëria s’mund të flasë në emër të saj dhe as të ndërmjetësojë, por vetëm të mbështesë reformat.

“E kemi të lidhur historinë tonë kombëtare me rendin e ri botëror. Sot marrim ndihma nga BE. BE dhe NATO janë interesi ynë madhor kombëtar. Nuk do ishim sot si komb pa këto dy. Rajoni është transformuar. Shqipëria nuk ka shumë vend në marrëdhënien Serbi- Kosovë. E para ka qenë një parim themelor që është respektuar dhe duhet të respektohet që Kosova flet në emër të vet. Kosova është vend i pavarur dhe Shqipëria nuk merr asnjë lloj kontributi ndërmjetësimi. Shqipëria vetëm mbështet Kosovën”, u shpreh Bummçi.

Një arsye e dytë sipas tij, është se Serbia dhe Kosova kanë arritur një normalizim historik në marrëveshjen e nënshkruar në prill. “Arritën në këtë marrëveshje. Thaçi është një nga themeluesit e luftës. Por, nuk kërkoi as t’u kërkohej falje për vrasjet dhe përdhunimet dhe interesa nacionaliste, u ulën në një marrëveshje për çështje konkrete”, tha Bumçi.

Ai e cilësoi vizitën si një frymë nacionaliste dhe se nuk kishte asnjë kapitull të ri në atë vizitë, e cila sipas tij ishte e cunguar. “Pamë që nuk ishim atje për të hapur një kapitull të ri apo për një frymë nacionaliste. A thamë do hapim një kapitull të ri? Ku ishte kapitulli? Nuk kishte kapitull të ri në atë vizitë të cunguar. Rajoni është transformuar. Ato që e kanë ndryshuar Ballkanin është kulaçi dhe kërbaçi. kushtëzimi dhe mbështetja”, u shpreh Bumçi.

Këto komente ata i aknë bërë Konferencën me temë “Procesi i Integrimit në BE dhe e Ardhmja e Marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe”, organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Tiranë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button