Vulini akuzon Amerikën: Duan ta rrëzojnë qeverinë e Serbisë përmes Sheshelit

Qeveria e Serbisë është treguar mjaft e ashpër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri Aleksandër Vulin, ish-kryesues i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe ka thëne se Tribunali i Hagës kontrollohet nga SHBA-ja dhe se përmes lirimit të Sheshelit, Amerika dëshiron ta rrëzojë qeverinë në Beograd.

Vulin ka shkuar më larg, teksa i ka kërkuar kryeministrit Aleksandar Vuçiç që të mendoj për prioritetet e politikës së jashtme.

“Kam pritur se deklarata e para politike e Sheshelit do të jetë në lidhje me vizitën e kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe se do të flasë për atë se çfarë mendon për Shqipërinë e Madhe, ose se do të flasë për atë që është absolutisht e papranueshme se si Rama është sjellë ndaj shtetit serb”, theksoi Vulin./ albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button