Botërori i vitit 2018 dhe ai i 2022 do të zhvillohen në Rusi dhe Katar

Tani është zyrtare. Botërorët e futbollit të vitit 2018 dhe 2022 do të zhvillohen përkatësisht në Rusi dhe Katar.

Komisioni i Etikës në FIFA ka mbyllur hetimet në lidhje me akuzat për korrupsion të disa prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv që i dhanë të drejtën e organizimit të turneve këtyr dy shteteve.

Sipas Komisionit të Etikës nuk është zbuluar asnjë parregullsi dhe dy Botërorët do të zhvillohen sipas programit.

Akuzat për korrupsion të zyratrëve të FIFA-s kishin ardhur nga Anglia dhe Australia, ndërsa investigime të mediave në këto vende zbuluan se si përfaqësues të lartë të Rusisë dhe Katarit kishin paguar shuma të mëdha për të blerë votat e Komitetit Ekzekutiv.

Lajme të ngjashme

Back to top button