Imami Shefqet Krasniqi lirohet nga arresti shtëpiak

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, u lirua sot nga “arresti në shtëpi”, në të cilën qëndronte prej një muaj për terrorizëm.

Më herët imami i Kosovës qëndroi një muaj në paraburgim, me dyshimin e bazuar në prishjen e rendit kushtetues.
Lajmi për lirimin e imamit konfirmohet nga media kosovare “Telegrafi”, e cila raportoi sot lirimin e tij.

Shefqet Krasniqi ishte arrestuar me grupin e imamëve, më 17 shtator të këtij viti. Deri më tani të gjithë të arrestuarit në grupin e imamëve, janë liruar nga masa e paraburgimit, të arrestuar me dyshimin e bazuar në prishjen e rendit kushtetues dhe nxitjen për rekrutim në organizata terroriste.

“Imamit Shefqet Krasniqi i është hequr masa e arrestit shtëpiak, duke iu zëvendësuar me masën e paraqitjes në polici një herë në javë, gjatë një muaji. Atij po ashtu i është ndaluar kontakti me disa persona dhe mbajtja e ligjëratave në kulte fetare”, raporton media kosovare masën e sigurisë nga imamit Shefqet Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button