Aktivistët e LGBT-së përsëri shtyhen para Prokurorisë Publike

Aktivistët qytetarë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë shtyrë me dhunë nga ana e sigurimit në protestën e sotme para ndërtesës së Prokurorisë publike në Shkup, me çka u reprizua situate e protestës së kaluar para një jave.

Para hyrjes në ndërtesën e Prokurorisë Publike sot u mblodhën 40 aktivistë të cilët me parulla dhe thirrje kërkuan nga prokuroria  që të zbulojë sulmuesit të cilët e ndërprenë kremtimin e përvjetorit të dytë të qendrës LGBT në kafene Damar në Çarshinë e Vjetër para tre jave. Disa prej tyre me qese të zeza janë shtrirë për njëzet minuta para hyrjes së Prokurorit Publik, në shenjë solidaritet me të gjithë anëtarët e komunitetit LGBT të cilët ishin sulmuar dhe rrahur viteve të fundit.

Përpjekja e aktivistëve për të bllokuar hyrjen e Prokurorit Publik nuk shkaktoi reagime te të punësuarit të cilët dëgjuan se bllokada do zgjatë shkurte dhe ishin të durueshëm dhe pritën që protesta të përfundojë, por kjo i mërziti dy persona që ishin me rroba civile dhe filluan të shtyjnë protestuesit.

Për shkak se gjatë incidentit ishin dëshmitarë shumë gazetarë, fotografë dhe kameramanë, shpejt u shfaq policia me uniforma të cilët u afruan policëve me rroba civile dhe kërkuan që të ndalojnë të shtyjnë aktivistët.

LBGT

LBGT

LBGT

Lajme të ngjashme

Back to top button