Izairi: Ndotja e ajrit është përmirësuar, por jo në nivelin e duhur

Që kur është mbyllur fabrika “Makstil”, dhe përgjysmimi i kapaciteteve prodhuese të Jugohromit, ndotja e ajrit është përmirësuar, por jo në mënyrë të theksuar, tha Ministri i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë, Nurhan Izairi.

Ministri Izairi theksoi se përveç mbylljes së kapaciteteve që ndotin ambientin, do të ndërmerren edhe masa tjera për të pasur ajër më të pastër.

“Për Shkupin planifikohet strategji për tu ballafaquar me ndotjen e ajrit në periudhën e ardhshme që është në fazën përfundimtare. Në varsh mëri me ndotjen e ambientit do të ketë edhe masa për lëvizjen e veturave që do të ndikojë shumë në përmirësimin e kualitetit të ajrit”, tha Izairi.

Lajme të ngjashme

Back to top button