Kanye West sulmon fotografin (Video)

Reperi amerikan, Kanye West, përsëri është përfshirë në telashe me fotografët. Tani ai ka sulmuar brutalisht një prej tyre në aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit (LAX).

Siç raporton TMZ, Kanye ishte vërshuar nga shumë fotografë në LAX dhe teksa po largohej paparacët po merrnin imazhe të tij, por gjithçka ndryshoi kur një prej tyre u bë më agresiv duke i bërë vazhdimisht pyetje.

Pasi i tha që të mos e bëj këtë gjë në mënyrë që të mos ketë probleme, Kanye e sulmoi fotografin duke e grushtuar dhe duke e kapur për qafe derisa ai ra në tokë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe ndihma e shpejt dhe ende nuk dihet natyra e lëndimit të fotografit.

Kanye paralajmëroi kohë më parë fotografët që të mos i bëjnë pyetje gjatë fotografimit dhe kohë më parë ai njërit prej tyre ia theu kamerën, teksa tani edhe ka grushtuar në shenjë hakmarrjeje.

Lajme të ngjashme

Back to top button