fbpx

Firmat me mbi 35 të punësuar, detyrohen të punësojnë një person me invaliditet

Sot u zhvillua debati i parë publik për ndryshimet ligjore, ku morën pjesë shoqata qytetare të rëndësishme. Debati kishte të bëjë kryesisht me ndryshimet ligjore që i japin më shumë hapësirë dhe mundësi punësimit të personave me invaliditet.

Të gjitha kompanitë private dhe institucionet publike të cilët kanë mbi 35 të punësuar do të kenë detyrim ligjorë të punësojnë nga një person me invaliditet. Vendosja e sistemit të kuotës është risi në  propozim ligjin për punësimin e personave me invaliditet I cili duhet të përmirësojë shkallën e punësimit ët këtyre personave.

Ministri për Punë dhe Politik Sociale, Dime Spasov tha se bëhet fjalë për një koncept të ri , për të cilët ministria ka shfrytëzuar përvojën e vendeve evropiane dhe të regjionit ku është implementuar ky Ligj.

“Koncepti i ri duhet të përmirësojë shkallën e punësimit të personave me invaliditet dhe të ngritë vetëdijen qytetare . Parashihet kuotë për punësimin e personave me invaliditet. Parashihet zgjatja e implementimit të këtij ligji deri në nëntor të viti të ardhshëm në mënyrë që të mund kompanitë të bëjnë përgatitjet e duhura”, tha Spasov.

Ministri, Spasov  tha se parashihet edhe stimulim financiar për kompanitë duke liruar ata nga pagesa e sigurimeve sociale  dhe tatimit personal. Sipas tij njëkohësisht për firmat të cilët nuk do tu përmbahen këtyre ndryshimeve ët reja për punësimin e personave me invaliditet, parashihet edhe dënime.

Me ndryshimet e reja të ligjit është bërë llogaritja se 2.059 punëdhënës kanë më shumë se 35 të punësuar dhe me aplikimin e sistemit të kuotave do të mund të punësohen 5.000 persona. Vetëm në sektorin publik do të punësohen 1.700 persona.

Elena Kocevska na “Polio Plus”, Lëvizja Kundër Handikap, thotë se me këtë koncept për qytetarët me invaliditet të krijohen mundësi të reja që në mënyrë më aktive të inkuadrohen në procesin shoqërorë.

Docenti I punës dhe së drejtës sociale, Llazar Jovevski, thotë s me këto masa kapim hapin e vendeve evropiane dhe të rajonit. Sipas tij ky ligj me të vërtetë mundëson edhe trajtimin social të tyre nëpërmjet tregut të punës .

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close