Akuzat për krim të organizuar, Leonora Jakupi: Do padis Halimin

Pas akuzave të anëtares së asamblesë së Vetëvendosjes Ajnishahe Halimi duke e quajtur pjesë të krimit të organizuar, ka reaguar këngëtarja Leonora Jakupi, e cila ka deklaruar se do të ngrejë padi për shpifje.

Leonora Jakupi, që është fituese e një parcele nga Komuna e Skenderajt, deklaroi se Ajnishahe Halimi ka bërë një akuzë shumë të rëndë dhe sipas saj, kjo bëhet me qëllim për ti prishur imazhin. “Që nga sot unë do të marrë guximin për të bërë padi ndaj saj. Për çfarë krimi të organizuar flet ajo? Nuk ka fakte”, ka thënë Jakupi.

Ajo është përgjigjur edhe për akuzën që Halimi ka bërë se Jakupi është viktimë e pushtetit të Sami Lushtakut. “Sami Lushtaku është kryetar i Skenderajt, për të cilin kam respekt për të kaluarën e tij në luftë dhe për të tashmen që ka bërë për komunën. Nuk kam lidhje familjare me të, dhe nuk mund të them se kam raporte miqësore me të. Si mund të kem kontakt me Lushtakun kur ai është në burg.

Këngëtarja tha se toka që pretendohet se ka marrë nga komuna në mënyrë jo transparente dhe me tender të parregullt, është e të parëve të saj dhe aty dëshiron të investojë. “Aty më është lindur baba dhe aty ende qëndrojnë lodrat e tij. Kam kujtimet më të bukura të fëmijërisë sime. Kam dashur thjesht të investoj në të”, ka thënë Jakupi.

Jakupi megjithatë ka thënë se nuk ka qenë e vetmja që ka aplikuar, por ka thënë të ketë kuptuar se edhe një tjetër ofertues nuk e ka plotësuar dosjen sipas kritereve të paracaktuara.

Këngëtarja kosovare, tha se në atë parcelë ndodhet prona e gjyshit të saj, ndërsa vlera e saj monetare ka qenë relativisht e lartë. “Unë kam ndier obligim t’i dal zot dhe ndjehem krenar që mund ta bëjë këtë”, ka thënë Jakupi, e cila nuk ka përmendur shifra por ka thënë se bëhet fjalë për para të majme.

Lajme të ngjashme

Back to top button