fbpx

Prodhime helmuese në tryezat e qytetarëve të Maqedonisë

Në vendet e BE-së viteve të fundit janë zbuluar gjithsej 42 produkte ushqimore të prodhuara në Maqedoni që janë përplot me pesticide, përbërje kancerogjene dhe baktere të rrezikshme, bën të ditur “Nova”. Përafërsisht 40 produkte kanosin shëndetin e qytetarëve, të cilat janë importuar nga Maqedoni në vendet e tjera. Këtë tregon RASSF, sistemi i BE-së për alarmim të shpejt të sigurisë së ushqimit. Emrat e kompanive nuk zbulohen, problematike janë evidentuar vetëm produktet nga Maqedonia.

Bëhet fjalë për prodhime të ndryshme që çdo ditë konsumohen si ushqim i përditshëm edhe atë: domatet, specat, trangujt, rrushi, mollët, kërpudhat, kërmijtë, desertët, çokollatat, akulloret, verërat, pijet energjetike, bonbonet me xhelatinë etj.

Disa nga dërgesat kanë përmbajtur sasi të mëdha të pesticideve, të tjerat baktere të rrezikshme, e të tjerat aflatoksinën kancerogjene ose në ambalazh nuk është theksuar se përmbajnë alergjenin, që mund të rrezikojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve që janë alergji prej tyre.

Rasti i fundit është zbuluar në mars të këtij viti, ku në kufirin kroat është ndaluar një dërgesë e tërë akulloresh nga Maqedonia, e ndotur me sasi të madhe të enetero- baktereve të cilat mund të shkaktojnë pasoja të rënda në shëndetin e njeriut, madje edhe meningjitin. Dërgesa me akullore është zbuluar me kohë dhe nuk ka mbërritur deri tek shitoret e Kroacisë. Në nëntor të vitit të kaluar në shitoret e Francës, tek rrushi nga Maqedonia janë gjetur pesticide të rrezikshme (dimethoate, omethoate), ndërkaq edhe nga kufiri kroat u ndaluan dërgesa me tranguj përplot me pesticide (chlorpyriphos).

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close