Edhe vitin e ardhshëm Maqedonia pa regjistrim të popullsisë

Në projekt- buxhetin e vitit të ardhshëm nuk janë paraparë mjete për regjistrimin e popullsisë . As në paragrafin e Entit Shtetëror të Statistikës  (EShS), as në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KShZ), të cilët sipas disa spekulimeve do të mund të realizonin regjistrimin. Në projekt- buxhetin e vitit 2015 për EShS-në janë planifikuar diç më tepër se 3 milion euro, që janë shumë pak për të realizuar regjistrimin e popullsisë, për dallim nga buxheti i vitit 2011 ku planifikoheshin rreth 12,5 milion euro.

Në projekt- buxhetin e vitit të ardhshëm për KShZ-në janë planifikuar  një milion e 62 mijë euro, prej të cilave 650.000 euro janë për aktivitetet zgjedhore. Ajo që këtu jep fije shprese është se në buxhetin e KShZ-së  për zgjedhjet ka para, edhe pse për vitin 2015 nuk janë paraparë asnjë lloj zgjedhjesh.

Sipas informacioneve të gazetës “Dnevnik”, formulari në formë pyetësori me të cilin KShZ-ja do të pastroj listën zgjedhore, që është përdorur gjatë kontrolleve në terren, me shumë pika ngjason me një grup të tërë pyetjesh  të cilat janë të zakonshme për regjistrim të popullsisë.

Ekspertët paralajmërojnë se pasojat nga mosrealizimi i regjistrimit të popullsisë mund të jenë të mëdha edhe atë: politikë e gabuar në zhvillim rajonal, zhvillimi i politikave të papërshtatshme arsimore, mungesë të informacioneve për gjendjet me migracionin dhe me zhvillimin e ekonomisë dhe infrastrukturës, listë zgjedhore jorelevante dhe shumë pasoja të tjera.

Danço Garasimovski, ish drejtori i EShS-së dhe demograf, thotë se për realizimin e regjistrimit të popullsisë duhen përgatitje të tërësishme dhe  paraprakisht një vit të miratohet Ligji për Regjistrimin e Popullsisë dhe të mos ketë kurrfarë ndarjesh të territoreve. Sipas tij, KShZ-ja nuk mund ta bëjë regjistrimin e popullsisë sepse ajo është punë e EShS-së.

– Për realizimin e regjistrimit të popullsisë, duhen përgatitje të tërësishme, për të cilat duhen një ose dy vite kohë. Kërkesat janë joreale që regjistrimi i popullsisë të bëhet deri në fund të vitit të ardhshëm, sepse përveç vullnetit politik, duhet edhe përgatitje profesionale, e cila nuk fitohet për dy, tre ose katër muaj- thotë Garasimovski.

Ai shton se është e paimagjinueshme të bëhet regjistrim i popullsisë, dhe pyetësori mos ketë hapësirë për përkatësinë etnike, ose të numërohen shtetasit të cilët një vit nuk janë në Maqedoni.

– Bëhet fjalë për standard. Nuk e di pse tek ne duhej të jetë ndryshe – thotë Gerasimovski.

 Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2014  thuhet se mungesa e të dhënave të përditësuara për popullsinë, vazhdon të ketë ndikim negativ në të dhënat statistike të shumë sferave. Gjithashtu, shkruan se si metodologji alternative për realizimin e regjistrimit të popullsisë mund të jenë regjistrat administrativ, por edhe për këtë do të duhet konsensus ndërpartiak më të gjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button