Han: BE dëshiron të jetë më aktive në kontestin për emrin

Eurokomisari i ri për negociata për zgjerim, Johanes Han pas takimit të tij me ministrin e Maqedonisë të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki deklaroi se është koha që të bëhen përpjekje për një qasje të re për çështjen e emrit me Greqinë.

“Ju bind se Maqedojia është në krye të agjendës sime për zgjerim dhe unë dëshiroj të theksoj se kur u kumtua se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë negociata. Në të vërtetë, për këtë arsye edhe jam komisar për negociata për zgjerim. Bëhet fjalë për cilësi, jo për shpejtësi, për promovim të ekonomisë dhe përgatitje të vendeve të ardhshme anëtare të jenë anëtare të barabarta nga dita e parë e inkuadrimit. Definitivisht, interesimi im dhe perspektivë e imja është të punoj me ju”, theksoi komisari Han.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, tha se takimi i parë me eurokomisarin e shfrytëzuan për të pasur bisedë të hapur rreth prioriteteve lidhur me raportin e përparimit.

“E njoftova komisarin me Planin e Aksionit që Qeveria e Maqedonisë e ka përgatitur për tejkalimin e të gjitha sfidave në këtë pjesë. Konsiderojmë se do të kemi raport partneriteti, që do të na çojë drejt stadiumit të ardhshëm sepse Komisioni dhe Republika e Maqedonisë kanë dëshirë të fillojmë me negociatat për anëtarësim”, deklaroi Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button