Festa e Tetovës për nëntorin vijon me dy shfaqe koreografike

Festa e Tetovës për nëntorin vijon. Dy shfaqe koreografike do të vijnë për publikun tetovar, pikërisht në kuadër të manifestimit “Tetova Feston Nëntorin 2014“. Pas premierave të suksesshme në TKOB– Tiranë, “La stravaganza“ dhe “Table“, këto artist do të vinë edhe për publikun tonë. Pjesë këto të inspiruara nga realiteti shoqëror. Nga ftohtësia dhe largësia gjithnjë e më e dukshme e njerëzve nga bota reale, ndjeshmëria dhe socializimi, ku lehtas vihet re implikimi i teknologjisë dhe botës jo reale në çdo qelizë shoqërore. Këto shfaqe publiku mund t’i ndjekë më 13.11.2014 (e enjte), ora 19:00 në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë në Tetovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button