Vetëm 1 % e qytetarëve të Maqedonisë kanë siguruar jetën

 
Tregu i sigurimit të jetës rritet, megjithatë tani për tani vetëm 1 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kaën polisë të sigirumit të jetës, thonë nga Shoqata e sigurimit ‘Croatia’ në Maqedoni.
 
Pjesmarrja për person kushton vetëm 5 euro, ndërsa këtë qytetarët nuk e bëjnë sespe akoma nuk janë vetdijsuar.
 
Nga Shoqata e sigurimit ‘Croatia’ presin që në periudhën e ardhshme qytetarët gjithnjë e më shumë të interesohen për sigurimin e jetës së tyre.
 
Qytetarët të cilët i rastisëm ende nuk e kanë parë të arsyeshme të sigurohen.

‘Nuk e di, nuk më ka shkuar në mend të siguroj jetën, ia kam lënë në duar Zotit. Jo që nuk është mirë të sigurohemi por ndoshta do ta bëj në të ardhmen’ tha Adifete Saliu.

‘Jo, deri tani kemi siguruar vetëm shtëpinë, sa i përket jetës sonë nuk kemi bërë një gjë të tillë. Mendoj se është mirë, pasi për cdo lëndim apo sëmundje do të mund të kompensohemi por se kemi bërë deri tani’ tha Halit Memeti.

‘Nuk kam siguruar as veten as familjen. As nuk kam ditur se ka nevojë për një gjë të tillë, bile as shtëpinë nuk e kam siguruar. Mendoj se këto gjëra duhet ti bëjnë ata që janë më të pasur, që kanë prona dhe shtëpi të mëdha, ne s’kemi çfarë të sigurojmë’ tha Sanije Mustafa./PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button