Sertic: Shqipëria ndalon me ligj importin e ilaçeve serbe

Ministri serb i Ekonomisë, Zhlejko Sertiç, tha të mërkurën se Shqipëria ka miratuar një ligj në fillim të shtatorit për të kufizuar importin e drogës dhe medikamentet e të gjitha llojeve nga Serbia në Shqipëri, një lëvizje kjo që sipas tij injoron të gjitha protokollet dhe marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve.

“Kjo do të thotë se dy kompanitë më të mëdha farmaceutike të vendit tonë, ‘Galenika’ dhe ‘Hemofarm’, nuk do të eksportojnë dot rreth 110 produkte që janë regjistruar ose janë në pritje të regjistrimit për shitje në tregun e tyre”, tha Sertiç, në një tryezë diskutimi me përfaqësuesit e Dhomës Serbe të Tregtisë.

“Ky është një minus i madh financiar për dy kompanitë në fjalë dhe Serbia nuk do të lejojë që Shqipëria të fusë rregulla që synojnë shkatërrimin e një pjese të ekonomisë serbe”, theksoi Sertiç.

Ministri i Ekonomisë tha se e kishte ngritur çështjen gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, dy ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button