OKB paralajmëron për luftë të plotë në Ukrainë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një seancë urgjente për krizën në Ukrainë, për të 26-tën herë.

Anëtarët nuk janë pajtuar për ndonjë veprim, ndërsa kanë paralajmëruar për “luftime në shkallë të plotë”.

Takimi është zhvilluar disa orë pasi komandanti i lartë i NATO-s në Evropë ka thënë se aleanca ka konfrmuar kolona të mëdha të tankeve ruse, artilerive dhe njësiteve antiajrore, të kenë hyrë nga Rusia në lindje të Ukrainës qysh më 10 nëntor.

Rusia thotë se nuk ka dëshmi se forcat e saj të armatosura janë në lindje të Ukrainës.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, i ka thënë Këshillit se Rusia flet për paqe, po vazhdon të ndezë luftën në lindje të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Back to top button