Martesat me interes si rrugë shpëtimi, rriten edhe divorcet

Kurorë në këmbim të një jete më të sigurt. Kjo është perspektiva të cilën shumë të rinj e shohin duke u martuar jashtë vendit me një nuse, apo burrë me letra. Numri i kurorëzimeve të këtij lloji, po vjen duke u rritur, edhe pse një pjesë prej tyre bëjnë pjesë tek kategoria e martesave fiktive, shkruan koha.

Tek pjesa shqiptare ky fenomen është më i theksuar në rajonin e Pollogut, aty ku edhe sipas statistikave zyrtare numri i kurorave është i madh. Por, edhe i divorceve. Karakteristike për këtë zonë është se shënon edhe numrin më të madh të personave që migrojnë drejt shteteve të huaja pas kurorëzimit.

Shumë të rinj që i drejtohen zyrave të gjendjes civile, e shohin martesën si mjetin e vetëm për të ndryshuar jetën e tyre, të tjerë divorcohen formalisht për të rregulluar dokumentet në vendet perëndimore. Më të preferuara janë vendet e Bashkimit Evropian, por edhe kontinentet e tjera. Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar janë divorcuar rreth 300 çifte, ndërkohë që edhe gjatë këtij viti numërohen mbi 250 kërkesa për divorc.

Sipas sociologëve dhe psikologëve, një fenomen i tillë është i pritshëm, për shkak të gjendjes ekonomike dhe mungesës së perspektivës brenda vendit. Por, edhe të iluzioneve që krijohen për një botë tjetër që mund të jetë më e mirë sesa ajo ku jetojnë. Psikologu Lulzim Murtezani pohon se reflektimet e rrethanave aktuale të cilat me siguri se atakojnë të rinjtë, atakojnë ndjenjën e sigurisë tek ta,  identitetin e tyre, perspektivat apo edhe opinionet lidhur me perspektivën e zymtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button