Zbulohet identiteti i shkupjanit që u gjet i vdekur

Trupi i personit i cili u gjet i vdekur para dy ditëve në një humnerë në magjistralen Gostivar-Kërçovë, është e 39 vjeçarit Ivica Antevski nga lagja e Aerodromit. Ai para një jave ka qenë i lajmëruar si i zhdukur.

Ekziston dyshime se bëhet fjalë për një aksident trafiku, ngase rrugët në këtë rajon janë të pasiguruara dhe ka mundësi makina të ketë dalë nga rruga.

Ai sipas informacioneve të MPB-ës, më 5 nëntor ishte paraqitur si i zhdukur nga familja e tij.

Rastin në polici e kanë paraqitur punonjës të “Rrugët e Maqedonisë”, ndërsa gjatë kontrollit policia ka gjetur vetëm lejen e patentë shoferit e cila i ka takuar 39 vjeçarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button