Mot me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej shtatë deri 13, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 17 gradë Celsius.

Në Shkup mot kryesisht me vranësira, me reshje të përkohshme të shiut dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 12, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 15 gradë Celsius.

Edhe të premten do të ketë reshje të përkohshme lokale të shiut, më shumë në pjesët jugore të vendit dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat ditore do të jenë më të ulëta dhe do të lëvizin pre 11 deri 17 gradë Celsius. Pastaj sërish do të mbizotërojë mot stabil me paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të vogla në disa fushëgropa.

Lajme të ngjashme

Back to top button