Miqësore: Brazili mundi Turqinë, Argjentina Kroacinë

Argjentina ka arritur të përmbys rezultatin dhe të mposht Kroacinë, ndërsa Belgjika e Adnan Janiuajt, ka mposhtur Islandën, në ndeshe miqësore.

Kombëtarja e Messit, Argjentina, ka arritur të fitojë ndeshjen miqësore ndaj Kroacisë, me rezultat 2-1.

Sharbini, pas një asistimi fantastik të Kovacic, shënoi për epërsinë e kroatëve.

Aguero dhe Messi, shënuan për përmbysjen dhe njëherit fitoren e Argjentinës, në pjesën e dytë.

Belgjikë – Islandë 3:1

Në miqësoren tjetër, Belgjika e Adnan Januzajt, mposhti 3-1 Islandën, ndërsa Januzaj kontribuoi me një asistim në këtë fitore.

Lomberts, Origi dhe Lukaku, shënuan për belgët. Golin e vetëm për islandezët, e shënoi Finnbogason

Adnan Januzaj paraqitje të mirë
Adnan Januzaj paraqitje të mirë

 

Turqi – Brazil 0:4

Brazili tani i udhëhequr nga trajneri i ri i tyre, Carlos Dunga, ka dhuruar një paraqitje mahnitëse ndaj Turqisë, në ndeshje miqësore, duke e mposhtur 0-4.

Merita të jashtëzakonshme në këtë fitore, patën sulmuesi i Barcelonës, Neymar, dhe mesfushori i Chelsea, Willian.

Neymar në minutën e 20’, shënoi për epërsinë e parë. Anëtari turk, Kaya, me një autogol, i dyfishoi avantazhin për brazilianët.
Në fund të pjesës së parë, Willian, hipotekoi fitoren, duke shënuar për 0-3.

Në pjesën e dytë në minutën e 60’, një kombinim i shkëlqyer në mes Willian dhe Neymar, solli edhe golin e katërt, i realizuar nga ky i fundit.

Brazili i pamëshirshëm ndaj Turqisë
Brazili i pamëshirshëm ndaj Turqisë

Holandë – Meksikë 2:3

Kombëtarja e Meksikës ka arritur të hakmerret ndaj Holandës, për eliminimin në kampionatin botërorë të Brazilit.

Meksikan, në një ndeshje tejet interesante e që dhuroi 5 gola, fituan 2-3.

Carls Vela me dy gola dhe Hernandez me një gol, ishin realizatorët për Meksikën në këtë fitore.

Në anën tjetër, për holandezët, shënuan Wesley Sneijder dhe Daley Blind.

Meksika mundi Holandën
Meksika mundi Holandën

Lajme të ngjashme

Back to top button