Meshkujt nuk tradhtojnë vetëm për shkak të intimitetit (VIDEO)

Rylee, e cila veten e përshkruan si “bejbi e ëmbël”, del në takime me meshkuj pleq, të cilët i dhurojnë dhurata të shtrenjta si p.sh.: vetura, pushime luksoze, turne shopingu dhe mijëra dollarë në muaj.

26-vjeçarja Rylee, del në takime me meshkujt pleq të pasur, në një emision të doktor Phiklit ka treguar përse meshkujt vazhdimisht i kushtojnë kujdes edhe pse me ta nuk fle…transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë kam thënë që paraja vjen para romantikës”, theksoi Rylee, duke thënë që nuk zhvishet krejt lakuriq para meshkujve dhe nuk bën marrëdhënie me ta, disa prej të cilëve janë edhe të martuar.

“Ata tek unë kërkojnë atë që bashkëshortet e tyre nuk ua ofrojmë më. Pas gjithë atyre viteve martesë, butësia dhe ëmbëlsia humbin, si p.sh.: mbajtja për dore, dëgjimi me kujdes i njëri-tjetrit, bisedat për gjërat interesante”, thotë Rylee.

“Në qoftë se bashkëshortja u shton në peshë, nuk vë grim dhe nuk del e veshur me tuta, bashkëshorti humb interesimin për të. E atëherë unë dal në skenë. I bëj të lumtur, dhe pastaj kthehen në shtëpi me humor të mirë dhe sillen mirë me bashkëshortet e tyre”.

E ëma e Rylee ka dhënë se është krenare me vajzën e saj.

Videon mund ta shihni këtu:

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button