fbpx

Harta e lashtë e hënës

Harta e Hënës me grafika të gdhendura 10 herë më e vjetër nga hartat që mendohej se ishin si të parat, u gjet në një varr të lashtë në Irlandë në një nga zonat më të vjetra që i përkasin Neolitit.

Harta u identifikua nga Dr Philip Stooke i Western University i Ontarios, Kanada. Ai shpenzon kohen më të madhe duke përgatitur harta të asteroideve që i bazon në të dhënat që merr nga observatoret si dhe harta të vetë Hënës.

Ajo që e hutoi atë ishte fakti që deri me sot mendohej se harta më e vjetër e Hënës ishte 500-vjeçare, ndonëse siç thotë vetë doktori kishte gjithmonë një parandjenje që duhet të ekzistonte ndonjë hartë më e vjetër.

Duke ndjekur intuitën e tij ai filloi te studionte dorëshkrimet e vjetra dhe librat e historisë si dhe kronikat e të gjitha gërmimeve të kryera në zonat Neolitike në Britani dhe në ishujt e saj. Dhe më në fund kërkimi i tij i dha frytet e dëshiruara. Syrit të tij të sprovuar nuk i shpëtoi petroglifi në shkëmbin e varrit prehistorik më të njohur të Irlandës në Knoëth, County Meath.

Nuk mund ti besoja syve, thotë ai, kur dallova qartë imazhin e Hënës madje dhe detaje të gdhendura në të. Kjo është harta më e lashtë e gjetur deri me sot. Më e vjetra që ekziston është ajo e bërë nga Leonardo Da Vinci në vitin 1505 ndërsa harta që u gjet në gur është të paktën 10 herë më e vjetër.

Në të dallohen qartë të dhëna të detajuara të sipërfaqes se Hënës si p.sh ato të detit Humorun deri tek deti Crisium.

Njerëzit që gdhendën këtë hartë, thotë Stook, kanë qenë shkencëtarët e parë. Ata kishin shumë dijeni për Hënën dhe mua s’më duken aspak primitiv. Harta 5 mijë vjeçare duhet të jetë bërë nga ndonjëri që ka pasur dijeni të plotë mbi lëvizjen e Hënës si dhe një botëkuptim të qartë mbi planetin Tokë, Diellin dhe Yjet.

Por sesi është arritur të bëhet kjo gjë 5 mijë vjet më parë dhe me një saktësi të tillë, shkencëtarët nuk arrin dot ti japin përgjigje.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close