Shesheli: Nikoliçi dhe Vuçiçi janë tradhëtarë të Serbisë

Ish-kryeministri i Serbisë, kryetar i Partisë Radikale Serbe, që ndodhet prej 12 vitesh në Hagë ku gjykohet për krime lufte, ka lëshuar sot deklarata bombastike nga Beogradi.

Ai ka thënë se Aleksandër Vuçiç dhe Tomislav Nikoliç janë shndërruar në tradhëtarë të Serbisë dhe se po punojnë për interesa të Perëndimit.

Ndërsa kishte deklaruar se kur të kthehet në Serbi do të hakmerret kundër tyre, ai thjesht tha se “nuk ka ndërmend të merret me tradhëtarët e kombit”.

Shesheli ka premtuar se do të dalë i pafajshëm nga Haga dhe se do të kthehet të bëjë atë që di të bëjë më së miri, politikën.

Vojislav Sheshel u kthye vetëm për disa kohë në Serbi, për shkak se ka sëmundjen e kancerit.

Autoritetet e Serbisë kërkuan nga Haga transferimin e Sheshelit për në shtetin serb, duke premtuar kthimin pas të tij.

Partia te cilen ai e udheheq dikur ka patur mjaft sukses, ndersa kohet e fundit ka pesuar nje renie drastike ne elektorat./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button