Teshtini kur ndjeni një valë të ftohti? Ja pse ndodh kjo!

Jo detyrimisht duhet të keni alergji ose të jeni të ftohur nëse teshtini. Kjo mund të jetë edhe një reaksion neurologjik ndaj një ndryshmi të shpejtë të temperaturës. Mjeku.Net ju shpjegon pse ndodh kjo.

Teshtima, e cila është një lirim eksploziv i ajrit nga hunda dhe goja, është një proces neurologjik që fillon me stimulim fizik të nervit trigeminal. Degët e këtij nervi janë përgjegjës për ndjenjat në fytyrë dhe zonës rreth kafkës.

Degët e këtij nervi të cilat përfundojnë në lëkurën e fytyrës, janë të ndjeshme ndaj stimulimeve kimike, mekanike dhe të prekjes, përfshirë edhe dhimbjen dhe temperaturën. Degët e këtij nervi po ashtu shërbejnë si mbështjellës sensitiv për rrugët nazale.

Edhe pse irritimi i rrugëve nazale është shkaktari më i shpeshti i teshtimës, prania e ajrit të ftohtë, ose atij që përmban pluhur nuk është një shkaktar i patjetërsueshëm. Thjesht edhe duke pasur të ftohë ose të dridhura (mornica) ose duke lëvizur nga një zone në një tjetër zonë me temperaturë të ndryshme, mund ta ngacmojë nervin.

Impulset shkojnë në qendrën e teshtimës në tru, ku konvertohen në “urdhra” për teshtitje, të cilat më pas aktivizojnë nervat që kontrollojnë frymëmarrjen dhe frymënxjerrjen eksplozive.

Po çfarë është teshtima në të vërtetë?

Në një përmbledhje të përgjithshme rreth asaj se çfarë deri tash dihet për të (të publikuar në vitin 2009 nga Journal Therapeutic Advances in Respiratory Disease), teshtima përshkruhet si një refleks protektiv (mbrojtës).

Edhe pse nuk është krejtësisht e shpjeguar, përmes teshtimës ju nxirrni jashtë irrituesit dhe i mbani rrugët e frymëmarrjes të hapura në rastin e problemeve shëndetësore, si kongjestioni nazal (hundët e bllokuara).

Edhe sëmundje të tjera përveç rinitit mund të prodhojnë teshtimë. Të tillë janë ekspozimi i përnjëhershëm në dritë (i quajtur reagim fotik); një lukth i mbushur plotësisht (reagimi i ngopjes); sëmundjet e sistemit nervor qendror si epilepsia; dhe eksitimi seksual ose orgazmi. /Mjeku.Net/

Lajme të ngjashme

Back to top button