Rusia rikonfirmon angazhimin në bisedimet bëthamore të Iranit

Rusia ka riafirmuar angazhimin e saj për bisedimet gjashtëpalëshe që po zhvillohen mbi mbi programin bërthamor të Iranit. Kjo konfirmohet nga zëvendësministri  i Jashtëm  i Rusisë Sergei Ryabkov, i cili po ndjek raundin e ri të bisedimeve bërthamore në Oman.

Ai tha se Rusia ndodhet në Oman dhe po merr pjesë në negociata, pavarësisht se katër nga fuqitë perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj saj.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore nisën bisedimet e tyre në Muscat të martën, në përpjekje për të arritur një marrëveshje të përgjithshme para afatit të 24 nëntorit, i vendosur më herët këtë vit nga të gjtiha palët.

“Ne jemi shumë të gatshëm të përparojmë me miqtë tanë iranianë në këtë fushë. Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje përpara 24 nëntorit, pasi po punohet shumë. Rusia është shumë e interesuar në arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe janë shumë të gabuar janë ata që besojnë, për çfarëdo arsye, për shkak të komplikimeve tona me Perëndimin dhe me SHBA, se ne jëmi më pak të interesuar për këtë pakt të rëndëisshëm.

Takimi është pjesë e bisedimeve të BE-së, të koordinuara mes Iranit dhe grupit P5 + 1, i cili është i përbërë nga Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të maerikës, plus Gjermania. Rusia nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me Teheran të martën për të ndërtuar njësitë e centraleve bërthamore në Iran./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button