Ameti i dha fitoren Shkupit ndaj Zajazit

Kampionati i Ligës së Dytë do të ketë një pazuë dyjavore, shkaku i ndeshjeve kualifikuese të reprezentacionit të Maqdonisë dhe këtë rast skuadra FC Shkupi e ka shfrytëzuar për të luajtur ndeshje kontrolluese.

Pikërisht të mërkurën në stadiumin e Çairit në Shkup mysafire ishte skuadra kampione e Ligës së Tretë – Perëndim, KF Zajazi, me të cilët Shkupi ka shënuar fitore minimale 1:0.

Në këtë ndeshje trajneri Zekirija Ramadani kishte pushuar numrin më të madh të futbollistëve standard të ekipit dhe duke ju dhënë hapësirë një numri të madh të futbollistëve të rinj.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0, por në këtë gjysëmpjesë shkupjanët kishin iniciativë dhe krijuan disa raste për të shënuar.

Në pjesën e dytë Ramadani u dha hapqësirë edhe disa futbollistëve që luajnë për ekipin e të rinjve, të cilët edhe dëshmuan se bëhet fjalë për futbollist të talentuar.

Luhej minuta e 80-të, kur Bunjamin Ameti me një depërtim të mirë nga e djathta, arrti të lirohet nga mbrojtja e Zajazit dhe me goditje të fortë të shënojë golin e fitores.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të dielën (16.11.2014), kundër ekipit të Shkëndijës. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button